Gjermania i “heq” flamurin PD, Kthupi: Berishës i intereson një bazë e ngurtë dhe e gatshme për…
Protestoi me flamuj të Gjermanisë, por Berlini ishte i pari që i dënoi protestën. Gjermania ka reaguar ashpër ndaj dhunës së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ditën e diel, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike të divorcohet publikisht nga dhuna. Deklarata gjermane kundër protestës së dhunshme është një tjetër goditje ndaj selisë blu, e cila përmes Jorida Tabakut dhe ndonjë eurodeputeti gjerman, ishte përpjekur të normalizonte raportet mes Berishës dhe gjermanëve, raporte që tani kthehen sërish në pikën zero. Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në një studio televizive u shpreh se Sali Berishës i intereson vetëm një bazë e vogël në PD, e ngurtë dhe besnike. Sipas tij, Berisha e ka zgjidhur çështjen e rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike. “Berishës i...
Burimi:
sot.com.al