Gjendet zgjidhja/ Kamionistët e Mal të Zi i japin fund bllokadës në kufi, pritet hapja edhe e pikave me Shqipërinë

Gjendet zgjidhja/ Kamionistët e Mal të Zi i japin fund bllokadës në kufi, pritet hapja edhe e pikave me Shqipërinë

Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze. Ajo theksoi se janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi. “TVSH-ja po rimbursohet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Kemi marrë garanci se periudha e transitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Kemi marrë garanci se propozimi për përvojë pune preferenciale do t’i paraqitet Qeverisë për votim”, u tha pas takimit. Por, shoqata shtoi se problemi me akcizën e karburantit nuk është zgjidhur, informon...