Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët

Komisioni i Posaçëm në Ministria e Brendshme ka caktuar datën 24 mars, në orën 09:30, për zhvillimin e fazës së intervistimit të kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë. Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan, duke lënë në garë 14 kandidatë, kryesisht emra të njohur me eksperiencë të gjatë në radhët e uniformave blu. Mes kandidatëve janë: Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Gentian Berberi, Alfred Çepe,...