Gara për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbulohen emrat e kandidatëve
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, 6 emra kanë aplikuar për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kandidatët janë: Alfred Balla Brunilda Menalla Rozeta Ivanova Genta Tafaj Ermonela Xhafaj Brikena Luto Gara, e cila u hap më 3 mars 2026, parashikon që Komisioneri të zgjidhet me 71 vota për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidatët që duan të kalojnë në fazën tjetër duhet të sigurojnë mbështetjen e 28 deputetëve. Pritet që gjatë ditës të shtohen edhe aplikime të tjera të dërguara me postë, ndërsa procesi vijon sipas rregullave të vendosura nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Burimi:
sot.com.al