Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve, ja emrat e njohur
Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kenë fazën e intervistimit. Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve. Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak. Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një...
Burimi:
sot.com.al