Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, më 24 mars faza e intervistimit për 14 aplikantët, ja detajet

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, më 24 mars faza e intervistimit për 14 aplikantët, ja detajet

Ministria e Brendshme ka përcaktuar datën se kur do të intervistohen kandidatët për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas një njoftimi zyrtar, Komisioni i Posaçëm do të intervistojë kandidatët më 24 mars, ora 09:30, ndërsa në garë janë 14 emra. Pavarësisht se për të drejtuar Policinë e Shtetit kishin shprehur 16 kandidatë, dy prej tyre, që nuk ishin pjesë e strukturave të kësaj organizate u skualifikuan pas verifikimit paraprak. Mësohet se dy kandidatet nuk plotësonin kriteret e përcaktuara për garën. Ndërkohë mësohet se Komisioni i Posaçëm përbëhet nga tre anëtarë: zëvendësministri i Brendshëm në rolin e kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në garën për kreun e Policisë së Shtetit janë Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder...