Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kur nis faza e intervistimit për 14 kandidatët

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kur nis faza e intervistimit për 14 kandidatët

Zyrtarët e policisë të cilët garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kalojnë në fazën tjetër, në atë të intervistimit. Në lidhje me këtë Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, ka njoftuar se faza e intervistimit do të kryhet në datën 24 mars, në orën 09:30. Për këtë post kanë garuar 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit. Dy gratë u skualifikuan nga gara, ndërsa pjesë e kandidadurave janë persona të cilët kanë një karrierë të gjatë në këtë Polici. Emrat që kanë garuar janë: Elidon Çela, Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Lorenc Panganika, Afrim Tafa, Neritan Nallbati, Idejet Faskaj, Gentian Berberi, Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Arjanit Arapi dhe Gentjan Shehaj....