GARA NË PD – Berisha njeh rivalen e parë zyrtare, kush është juristja që shpall kandidaturën për kryetare
Të dashur qytetarë dhe demokratë,Kam vendosur të kandidoj përballë Sali Berisha për drejtimin e Partisë Demokratike, në një nga momentet më të vështira të saj. Nuk kam ndërmend ta zbukuroj realitetin: kjo parti nuk është sot në krizë rastësisht. Është në krizë sepse për vite me radhë është drejtuar nga një model që ka refuzuar të lexojë humbjet, të pranojë përgjegjësinë dhe të respektojë rregullat që vetë i ka vendosur.Shumëkush do të pyesë: pse tani?Sepse nuk ka më kohë për të humbur. Sepse çdo ditë që kalon me të njëjtin model drejtimi është një ditë më shumë larg qytetarëve dhe një hap më afër shpërbërjes së identitetit tonë politik. Të presësh sot, do të thotë të dorëzohesh.Le ta themi qartë: humbjet e njëpasnjëshme nuk janë...
Burimi:
sarandanews.com