Furnizonte farmacitë me ilaçe të skaduara, arrestohet 42-vjeçari (Emri)
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi magazinonte në shtëpinë e tij ilaçe të skaduara dhe të kotranbanduara, e më pas i shiste në farmacitë e qytetit. Në pranga ka rënë Bojken Bregovina, në banesën e të cilit policia gjeti dhe sekuestroi, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore. Këto medikamente më pas hidheshin në treg duke furnizuar farmacitë në Fier. Bojken Bregovina akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. “Fier Goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara...
Burimi:
argjiroja.net