Furnizonin me kokainë disa grupe, 3 të arrestuarve u sekuestrohen mbi 120 mijë euro

Furnizonin me kokainë disa grupe, 3 të arrestuarve u sekuestrohen mbi 120 mijë euro

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë. Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë...