Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë
Një 28-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa furnizoi makinën tip ‘Benz’ në një karburant u largua me shpejtësi, pa kryer pagesën dhe duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në fshatin Shupenzë. Po ashtu bëhet e ditur se 28 vjeçari kishte qenë më herët i dënuar në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ku shtet. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Bulqizë-Furnizoi me naftë automjetin dhe nuk kreu pagesën por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. 28-vjeçari, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar...
Burimi:
sot.com.al