Fundjava rikthen trafikun e rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i lartë automjetesh
Fundjava ka rikthyer sërish kaosin dhe trafikun e rënduar në aksin rrugor kombëtar Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Që prej orës 14:40, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalta në këtë segment rrugor, i cili lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me juglindjen e Shqipërisë. Shkak i trafikut të rënduar është fluksi i shtuar i automjeteve që udhëtojnë drejt Pogradecit dhe Korçës, ku qindra familje nga kryeqyteti po udhëtojnë për të kaluar fundjavën. Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin, duke vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, veçanërisht në segmentet më problematike të aksit. Për shkak të situatës, në terren janë angazhuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po...
Burimi:
ntv.al