Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. Ceremonia e themelimit të bordit do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Washington. Kujtojmë që Shqipëria mungoi në takimin e parë të Trump me vendet anëtare, ndërkohë që Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani.  Kryeministria në një njoftim në lidhje me aktivitetin bën me dije se: “Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë...