Fshiu kamerat e sigurisë së hotelit, procedohet penalisht menaxheri 20- vjeçar i një hoteli në Shkodër

Fshiu kamerat e sigurisë së hotelit, procedohet penalisht menaxheri 20- vjeçar i një hoteli në Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin: Xh. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, menaxher i një hoteli, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë me qëllim moszbardhjen e ngjarjes së ndodhur pranë këtij hoteli, ku është qëlluar me gurë në drejtim të banesës së një 35 vjeçareje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të...