Fshehu farat e kanabisit në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës
Policia e Vau i Dejës ka arrestuar këtë të enjte një 70-vjeçar në fshatin Kosmaç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 1 678 fara të dyshuara kanabisi. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Seeds”. I dyshuari, me inicialet XH. M., u kap në flagrancë në ambientet e lokalit të tij, ku ishin fshehur farat e lëndës narkotike. Policia bëri me dije se operacioni u realizua falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat çuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. “Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë...
Burimi:
sot.com.al