Franca ‘zbërthen’ llogarinë e Nuredin Dumanit në ‘Sky Ecc’/ Nga vrasja e Shkozës te plani për eliminimin e Dokles
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme seanca e gjyqësore për operacionin e njohur si “Plumbi i Artë”, ku po shqyrtohen provat shkresore kundër të pandehurve të përfshirë në vrasje, tentativa vrasjesh dhe shkatërrim prone me eksploziv, të ardhura nga autoritetet franceze. Prokurorja Doloreza Musabelliu lexoi provat shkresore të dosjes, duke përfshirë identifikimin e llogarive të Sky të përdorura nga Nuredin Dumani, si dhe të të pandehurve të tjerë, mes të cilëve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Arjan Saliu (i vrarë), Festim Qoli. “Nga këto porosi kemi identifikuar kodet e Sky që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste. Në këto biseda flitet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe për vrasjen...
Burimi:
sot.com.al