FOTO+EMRI – Grabiti 20 mln lekë në një bankë por u kap nga policia, identifikohet 58- vjeçari…
Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste një bankë në Tiranë. Ai u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov, ndërsa pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Kanë qenë dy efektivë të patrullës “Shqiponja” ata që e neutralizuan.Policia e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare, ku sqaroi rrethanat e tentativës për grabitje në një bankë në Rrugën e Kavajës.Sipas njoftimit, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.Shërbimet e Policisë ndërhynë...
Burimi:
sarandanews.com