Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
FOTO/ Vjosa përmbyt 25 ha me luleshtrydhe në Fier, 60 fermerë të dëmtuar: E përsëritur, nuk na dëmshpërblejnë
Të paktën 25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull të Fierit, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues, të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj. “Kjo është situatë e përsëritur” thonë fermerët e dëmtuar teksa pohojnë se “nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar”. Ata pohojnë të indinjuar se teksa ndodhen në situatë katastrofike, askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër...