FOTO/ Vendosi tritol në makinën e Oltjon Klosit, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit, Jurgen Gjonaj

FOTO/ Vendosi tritol në makinën e Oltjon Klosit, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit, Jurgen Gjonaj

Është zbuluar fotoja e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet se vendosi lëndën plasëse në automjetin e 36-vjeçarit Oltjon Klosi. Sipas uniformave blu, Gjonaj dyshohet të jetë ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë në organizimin e atentatit. Hetimet paraprake tregojnë se lënda plasëse është porositur nga Sabah Nuzit, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe është përfshirë në disa çështje të rënda kriminale. Grupi hetimor po punon për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë, ndërsa po analizohen provat dhe komunikimet që mund të hedhin më shumë dritë mbi organizimin e atentatit.