FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik…

FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik…

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prezantoi para maturantëve të Qarkut Lezhë ofertën dhe risitë për vitin e ardhshëm akademik. Rektori Tonin Gjuraj, i shoqëruar nga pedagogë dhe përfaqësues të zyrës së komunikimit, mirëpriti dhjetëra maturantë të interesuar për programet e studimit që ofron universiteti, gjithsej 74 programe në tre ciklet e arsimit të lartë.Gjatë prezantimit, rektori Gjuraj bëri të ditur se në vitin e ardhshëm akademik Universiteti i Shkodrës do të hapë edhe programe studimi në gjuhë të huaj, duke i ftuar maturantët që të zgjedhin këtë universitet për të vijuar studimet e tyre të larta.Ai theksoi gjithashtu përmirësimin e kushteve për studentët, duke përmendur shërbime si menca, konvikti, karta e studentit dhe shërbimet në bibliotekë, si edhe koston e ulët të studimit në Shkodër.Panairi...