FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Të gjithë janë koshientë për problemin që është krijuar nga dëmtimi i investimeve publike dhe i rrugëve të qytetit, si pasojë e ndërhyrjeve të institucioneve si ujësjellësi dhe OSHEE, një realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më.Sot mbajta një takim me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, ku ua bëra të qartë se kjo situatë, e kthyer tashmë në një shqetësim serioz për qytetin dhe qytetarët, duhet të marrë fund. Është vendosur që nga e hëna të nisë menjëherë riparimi i të gjitha dëmtimeve të shkaktuara.Bashkia Shkodër paraqiti inventarin e plotë të rrugëve të dëmtuara, të shoqëruar me të dhëna konkrete mbi përgjegjësit për çdo ndërhyrje, ndërsa u sqarua se asnjë punim nuk do të kryhet...
Burimi:
sarandanews.com