FOTO/ Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takohet me Presidentin e KiE, Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa. Takimi u fokusua në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane. Në agjendë pritet gjithashtu të diskutohet edhe për çështje të tjera kyçe për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe strukturave europiane, përfshirë prioritetet e procesit të integrimit.
Burimi:
sot.com.al