FOTO/ Protestuesi i opozitës denonocon Policinë: Më dhunuan dhe më thanë ik në spital se s’je mirë

FOTO/ Protestuesi i opozitës denonocon Policinë: Më dhunuan dhe më thanë ik në spital se s’je mirë

 Një protestues, i cili ka marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme ka deklaruar se është dhunuar nga policia. Ai është Rexhino Pepaj, 34-vjeç me origjinë nga Berati. Gjithashtu Pepaj është edhe anëtar i degës së PD-së Berat. Ai është shprehur se është nisur pasditen e djeshme drejt kryeqytetit, për t’ju bashkuar protestës së opozitës para ambienteve të Kryeministrisë. Pas përfundimit të saj ai pretendon se është dhunuar nga efektivët e policisë dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit nr.1 Tiranë, ku është mbajtur për 4 orë. Më pas ai ka shkuar në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.  Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy dhe ai ra...