FOTO-LAJM/ Zbulohet slogani i protestës së opozitës, para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Zbulohet slogani i protestës së opozitës, para Kryeministrisë

Në 17:00, para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e thirrur nga opozita. Sigurohet foto nga slogani i protestës së sotme, e lajmëruar disa javë më parë nga kryedemokrati Sali Berisha, ku lexohet “Poshtë” dhe shfaqet kreu i qeverisë i përmbysur. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare. Sipas burimeve, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Efektivët e policisë do të jenë të pajisur gjithashtu me maska kundër gazit lotsjellës. Duke nisur nga ora 00:00 është bllokuar parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i...