FOTO/ Hyri i maskuar dhe me thikë në dorë, ky është autori i dyshuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë

FOTO/ Hyri i maskuar dhe me thikë në dorë, ky është autori i dyshuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë

Ky është 40-vjeçari Elkjer Tafciu, autor i grabitjes së supermarketit në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ai u vu në pranga nga policia pasi dje, nën kërcënimin e thikës dhe i maskuar hyri brenda supermarketit, dëmtoi me thikë kasieren dhe arriti të merrte xhiron ditore në kasë, rreth 90 mijë lekë të reja. Autori, sipas policisë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë. Kasierja mbeti e dëmtuar në dorë gjatë tentativës për ta ndaluar autorin. NJOFTIMI I POLICISE Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë. I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive...