FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

Mbledhja e Bordit të Administrimit (BA) të UNISHK për zgjedhjen e administratorit, ka dështuar. E njoftuar nga kryetari Adrian Leka, mbledhja duhej të fillonte në orën 12:00, si vijim i asaj të ndërprerë me 3 mars 2026.Në orarin e caktuar, ka qenë i pranishëm kryetari i BA- së Adrian Leka, anëtarja Brikena Kapisyzi dhe sekretarja e BA- së Saida Bizaku. Ndërkohë i pranishëm ishte edhe rektori Tonin Gjuraj, mbi bazën e nenit 28, pika 12 e statutit të UNISHK, pa të drejte vote. Ai ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur edhe për mediat. Kryetari Leka ka kërkuar që anëtarët të jenë të pranishëm qoftë edhe online, për të vijuar mbledhjen por anëtarët që mungonin fizikisht, nuk kanë pranuar të jenë pjesëmarrës as virtualisht.Kjo...