FOTO/ Aksident në Klos, automjeti gjendet në rrjedhën e një përroi, asnjë gjurmë nga personat që ndodheshin në makinë
Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth mesnatës në qytetin e Klosit. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se në automjet mund të kenë qenë 2 deri në 3 persona, por kjo mbetet e pakonfirmuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në kërkime për gjetjen e personave të mundshëm.
Burimi:
sot.com.al