Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë në QSUT, flet nëna mes lotësh: Shkaku ishte spitali, e nxorrën para kohe!
Vjollca Shkëmbi, nëna e foshnjës dy muajshe që humbi jetën pak ditë më parë, ka ngritur akuza ndaj sistemit shëndetësor, duke pretenduar se fëmija i saj u nxor para kohe nga spitali në Tiranë, pavarësisht se kishte lindur prematur dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar. Mes lotësh, ajo rrëfen se gjendja e foshnjës ishte e brishtë që në fillim dhe sipas saj mjekët duhej ta mbanin nën vëzhgim për më shumë kohë. “Fajet i ka shteti dhe spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. E kuptova që fëmija nuk ishte mirë, sepse nuk hante dhe nuk pinte. Kërkoj që policia të marrë masa dhe të hetohet kjo ngjarje”, shprehet nëna për “Syri Tv”. Edhe babai i foshnjës, Arben Vesholliu, thotë se familja bëri...
Burimi:
sot.com.al