Burimi:
Radar.al
Foto © Radar.al
Forcat e Armatosura në terren për përmbytjet në Durrës, ndërhyrje intensive në zonën e ish-Kënetës
Forcat e Armatosura po vijojnë ndërhyrjen në zonën e njohur si ish-Këneta në Durrës, ku efektivë dhe mjete të Komandës Mbështetëse janë angazhuar për largimin e ujit nga banesat e përmbytura, si pasojë e reshjeve intensive të dy ditëve të fundit. Situata në terren u monitorua nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga operacioni i ndërhyrjes së Forcave të Armatosura për përballimin e emergjencës. “Vijon puna pa ndërprerje nga ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia, për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të 48 orëve të fundit,” shkruan Rama. Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Durrësit janë evakuuar mbi 300 banorë, ndërsa më shumë se 900 banesa janë...