‘Foltorja’ e PD vazhdon aksionin/ Sot në Sukth, Berisha bashkëbisedim të hapur me qytetarët

‘Foltorja’ e PD vazhdon aksionin/ Sot në Sukth, Berisha bashkëbisedim të hapur me qytetarët

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se këtë të mërkurë, në orën 18:00, turi i “Foltores” do të ndalet në Sukth. Në këtë takim, kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët e zonës. Takimi do të fokusohet në situatën aktuale politike në vend, problematikat që shqetësojnë qytetarët, si dhe qëndrimet e opozitës lidhur me zhvillimet e fundit. Qytetarët e Sukthit do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të shprehin shqetësimet e tyre në një format komunikimi të drejtpërdrejtë dhe të hapur. Turi i “Foltores” po vijon në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e takimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të PD-së me qytetarët.