Foltorja e PD/ Kreu i opozitës, Sali Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë

Foltorja e PD/ Kreu i opozitës, Sali Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë

Edhe këtë të hënë ka nisur protesta e radhës së opozitës përpara Kryeministrisë, ku është i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Demokratët janë grumbulluar para godinës qeveritare me pankarta në duar, duke vijuar me mbajtjen e fjalimeve. Opozita do të organizojë ditën e nesërme më 10 shkurt protestën e dytë kombëtare ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama nga pushteti dhe dorëheqja e zv/kryeministres Belinda Balluku.