Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Fluks i madh në Kakavijë/ Mijëra emigrantë kthehen për festat, ja shifrat e fundit
Në Stacionin Kufitar të Kakavijes vijon të regjistrohet fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë udhëtuar gjithsej 7334 shtetas dhe 2 342 automjete, në hyrje dhe dalje. Fluksi më i madh i lëvizjes është shënuar në drejtim të territorit shqiptar, pasi bashkatdhetarët po kthehen për të festuar në vendlindje. Gjatë 24 orëve të fundit, në sportelet e hyrjes në Kakavijë janë regjistruar 4 828 persona dhe 1 373 automjete, ndërsa në drejtim të Greqisë kanë udhëtuar 2 506 persona dhe 969 automjete. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.