Fluks emingratësh, 692 pasagjerë dhe 147 automjete mbërrijnë në Portin e Vlorës me traget nga Italia

Fluks emingratësh, 692 pasagjerë dhe 147 automjete mbërrijnë në Portin e Vlorës me traget nga Italia

Fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës po shënon rritje të ndjeshme në ditët e fundit, në kuadër të lëvizjeve të fundvitit. Gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, duke reflektuar intensifikimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë për festat e fundvitit. Dhjetëditëshi i fundvitit 2025 ka sjellë një fluks të shtuar në këtë port, ku qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit po kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, një ditë më parë në Portin e Vlorës kanë mbërritur 288 pasagjerë. Autoritetet portuale bëjnë me dije se lëvizjet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vijim. Parashikohet që piku i fluksit të regjistrohet në datat 23–24 dhjetor, si...