Fluks automjetesh në Maliq-Moglicë, policia postbllok: Nuk lejohen kamionët
Ka nisur lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Maliq – Moglicë – Gramsh, i vetmi aks i cili të çon nga juglindja drejt kryeqytetit, pas mbylljes së segmentit Prrenjas – Librazhd nga ARRSH. Policia e qarkullimit rrugor ka ngritur dy postblloqe të cilat këshillojnë drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, pasi në 5 vende të ndryshme të këtij aksi të këshilluar për përdorim nga ARRSH, ka shkarje dherash dhe rruga ka plasaritje të asfaltit. Po ashtu, policia nuk lejohen mjetet e tonazhit të rëndë apo autobusët të kalojnë nëpërmjet segmentit Maliq – Moglicë – Gramsh.
Burimi:
sot.com.al