Fitër Bajrami, kreu i KMSH uron shqiptarët: Festa që na kujton vlerat njerëzore

Fitër Bajrami, kreu i KMSH uron shqiptarët: Festa që na kujton vlerat njerëzore

Në prag të festës së Fitër Bajramit vjen edhe mesazhi i urimit nga Komuniteti Mysliman. Kreu i tij, Bujar Spahiu, tha se kjo festë duhet të jetë një ditë gëzimi dhe mirësie për çdo shqiptar. “Të dashur qytetarë, sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, faljeje e solidariteti. Nesër kemi festën e Fitër Bajramit. Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur. Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me Zotin”, tha Spahiu. “Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndjenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin. Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore, mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre...