Firmoset vendimi/ “Shkrihet” Kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Është miratuar vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave i cili do të jetë gjithashtu në Tiranë. Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Sakaq ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.
Burimi:
ntv.al