Firmoset në Varshavë marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Poloni
Është nënshkruar në Varshavë marrëveshjen për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë. Lajmine ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sipas të cilës marrëveshja garanton mbrojtje, të drejtën për pension dhe përfitime të ndërsjella për qytetarët shqiptarë dhe polakë. “Në Varshavë nënshkruam Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë. Së bashku me Zëvendësministrin Sebastian Gajeëski, finalizuam një marrëveshje që garanton mbrojtje dhe përfitime të ndërsjella për qytetarët shqiptarë dhe polakë në fushën e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për pension sipas moshës ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që kanë jetuar apo punuar në të dy vendet. Çdo kontribut i paguar do të njihet dhe...
Burimi:
opinion.al