Fevziu i kujton foton nudo në plazh, Rama: Politika të vendos kufij edhe mbi lirinë personale

Fevziu i kujton foton nudo në plazh, Rama: Politika të vendos kufij edhe mbi lirinë personale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion” duke u ndalur tek angazhimi tij që në fillim të demokracisë e deri në këto momente. Ai njihej si një njeri atipik në angazhimin e tij publik. Sot, Rama mendon se në momentin që një njeri angazhohet në politikën e përditshme angazhon edhe dimensionin e lirisë së vet. Në këtë moment, u “provokua” nga gazetari Blendi Fevziu duke i kujtuar një foto të tij nudo në plazh. Jo vetëm kjo, u përgjigj Rama, por edhe gjëra të tjera që nuk i bën dot si pasojë e angazhimit. Gjithsesi, ai u shpreh se nuk e percepton si humbje të lirisë angazhimin në politikë pasi beson që kontributi i tij është përkthyer në punë në interesin e...