Festë dhe protestë në Kosovë, mijëra njerëz në shesh kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së

Festë dhe protestë në Kosovë, mijëra njerëz në shesh kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së

Ky 18-vjetor i shpalljes së Pavarësisë, e gjeti Kosovën si rrallë herë mes festës dhe protestës, ndërsa 4 ish-krerët e UÇK-së po presin dënimin nga Gjykata e Hagës. Në Kuvendin e Kosovës u mbajt një ceremoni solemne që mblodhi krerët e shtetit dhe politikës, mes tyre edhe Presidentin Bajram Begaj, por pak orë më vonë sheshi “Skëndërbeu” u mbush me mijëra shqiptarë nga të gjithë trevat, me flamujt e Kosovës, Shqipërisë, UÇK-së dhe thirrjet “drejtësi, jo politikë” për çlirimtarët. Prishtina dhuroi pamje madhështore. Numri i pjesëmarrësve në protestë raportohet të ishte rreth 250 mijë. Tubimi bashkoi politikën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Për herë të parë u shfaq edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila u pa krah kreut të grupit të PS, Taulant...