Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Teksa jemi në prag festave të fundvitit Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat uniformat blu informojnë se do të ketë një shtiim të shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Po ashtu do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve...