Festat e fundvitit mbingarkojnë Urgjencën e Elbasanit, mjeku: Mbi 300 pacientë në 24 orë
Gjatë festave të fundvitit, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit përballet me një fluks të lartë pacientësh, ku më shumë se 300 persona paraqiten brenda 24 orëve për shkak të aksidenteve rrugore, teprimit me alkoolin, problemeve kardiake dhe dëmtimeve nga fishekzjarret. Drejtori i Urgjencës, Ergys Miçi, thekson se konsumimi i alkoolit gjatë mbrëmjeve festive shpesh e kthen festën familjare në traumë, veçanërisht kur drejtuesit e mjeteve drejtojnë automjetin nën efektin e tij. Sipas tij, çdo vit gjatë kësaj periudhe regjistrohen aksidente të shumta rrugore, përfshirë edhe raste me humbje jete. “Gjatë festave ka gjithmonë teprim në konsumimin e alkoolit dhe këshillojmë të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes, në mënyrë që festa të mos kthehet në traumë. Çdo person që konsumon alkool duhet të ketë kujdes...
Burimi:
sot.com.al