Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Festat e fundvitit dhe zgjedhjet në Kosovë, fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni Morinë, në hyrje të territorit shqiptar janë regjistruar 10 mijë e 684 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin me 4 mijë e 472 automjete. Ndërkohë, fluksi më i madh është shënuar në dalje. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga Shqipëria kanë dalë 12 mijë e 601 shtetas, me 4 mijë e 976 automjete, çka tregon një lëvizje më të theksuar drejt Kosovës. Autoritetet bëjnë me dije se në pikën kufitare të Morinës po punohet me 12 sportele, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata. Sipas burimeve zyrtare, numri më...