Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Festat bëjnë bashkë emigrantët/ Radhë kilomterike mjetesh në Kakavijë, pala greke punon vetëm me 2 sportele
Kthimi i emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi, për festat e fundvitit në Shqipëri ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakvaijës, në anën greke. Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën shqiptare është 4 kilometra. Emigrantët presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri. Ata kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash. Policia kufitare greke punon me 2 sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e kthimit të emigrantëve në atdhe për festa.