Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Festat bashkojnë familjet, shqiptarët kthehen në atdhe, fluks i lartë hyrjesh në Kakavijë
Vijon të mbetet i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Për përballimin e këtij fluksi, autoritetet tona kufitare vijojne punën me 4 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje nga vendi yne drejte vendit fqinje. Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve është shtuar ndjeshëm, ndërsa strukturat e Policisë Kufitare po punojnë në kapacitet të plotë. Në bashkëpunim me palën greke, po zbatohet procedurë e përshpejtuar për shtetasit shqiptarë që disponojnë pasaporta ose karta greke. Ndërkohë, radhë të gjata janë krijuar në territorin grek dhe ne token neutrale, ku udhëtarët presin për të hyre drejt Shqipërisë.