Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po ‘fluturojnë’ këtë fundvit
Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit në 127.5 pikë. Në raport me tetorin ky tregues është zgjeruar me 0.9 pikë. Ndikimin më të madh në zgjerimin e indeksit në nivelin më të lartë në 19 muaj e ka dhënë shtrenjtimi i vajrave bimore. Po sa rrezik ka që këto efekte të përcillen edhe në Shqipëri në prag të festave të fundvitit? Theodhor Kristuli, nga Unioni Agroushqimor Shqiptar, shprehet për A2CNN: “Rritja e këtij produkti është nxitur nga shqetësimet për rendiment më të ulët se që pritej të vajit të palmës për shkak të reshjeve të shumta në Azinë Juglindore.Nuk duhet të shqetësohemi. Tregtarët kanë gjetur tregje të...