Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Masat parashikojnë shtimin e pranisë policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat me fluks qytetarësh. Do të ketë pika fikse kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit, si dhe patrullime të shtuara. Policia do të intensifikojë monitorimin e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve, si dhe kontrollet ndaj subjekteve dhe individëve që tregtojnë apo posedojnë lëndë piroteknike. Prani e shtuar policore do të ketë edhe në sheshe publike, pedonale, objekte kulti, ambiente argëtimi dhe qendra tregtare. Paralelisht, do të vijojë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Masat e Policisë konsistojnë...