Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur nga reshjet e ditëve të fundit. Përmbytje të cilat sipas fermerëve kanë dëmtuar prodhimet bujqësore dhe kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme. Një tjetër arsye e kësaj proteste sipas fermerëve është mungesa e subvencioneve dhe ajo e naftës, një problem që mbetet i pazgjidhur mes fermerëve potencialë që kanë marre toka me qira dhe qiradhënësve. Nga reshjet e muajit Nëntor dhe Janar vetëm në fushën e Maliqit janë përmbytur 4000 hektarë, afro 2500 mbeten ende të përmbytura. Bashkia e Maliqit në bashkëpunim me drejtorinë e ekstensionit bujqësor kanë ngritur grupet e verifikimit të dëmeve për dëmshpërblimet.
Burimi:
opinion.al