“Fëmijët po ngrijnë në klasë!”/ Shkolla ‘9 Tetori’ pa ngrohje, prindërit të shqetësuar

“Fëmijët po ngrijnë në klasë!”/ Shkolla ‘9 Tetori’ pa ngrohje, prindërit të shqetësuar

Një grua ka kërkuar ndihmë për kushtet në shkollën “9 Tetori” në Sarandë. Sipas denoncimit të saj, në ambientet e shkollës nuk ka asnjë ngrohëse, ndërsa fëmijët janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në temperatura shumë të ulëta. “Fëmijët po dridhen nga i ftohti. Nuk ka asnjë ngrohje në shkollë,” u shpreh ajo gjatë telefonatës, duke theksuar se situata është e papranueshme dhe rrezikon shëndetin e nxënësve.