Faturime fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve, dërgohen për gjykim tre zyrtarë të Bashkisë Fier

Faturime fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve, dërgohen për gjykim tre zyrtarë të Bashkisë Fier

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe V.Ç., Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, shtetasen A.C., Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ushtrimi i...