Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenë Amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë. Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mesazheve të forta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe rolin udhëheqës të SHBA-së, në një klimë tensionesh politike transatlantike. Mesazhi qendror i forumit ishte se Evropa është e aftë të mbrohet, por...
Burimi:
opinion.al